25-vjetori i çlirimit, Rama: Rugova ati themelues i Kosovës së lirë dhe të pavarur

5 months ago 21

Kosovë– 10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po në këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende. Në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit, kreu i qeverisë Edi Rama ka udhëtuar në Kosovë ku është pritur nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Rama ka folur me superlativa për Ibrahim Rugovën.

Rama: Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një intelektual si i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhës romantike, një politikan si i rrahur me vajin dhe uthullën, një udhqëheqës si i krijuar për të mos u futur dot në një kornizë të gatshme. I papërsëritshëm për mënyrën se si arrit t’i imponopjë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm që duket sikur rri në vend teksa formon shtetin e vet. Një president i zgjedhur pa pallat dhe pa komb, një njeri i vetëm, i cili mes zallamahisë që e rrethonte i dha pipullit të vet një forcë të panjohur dhe të papërdorur ndonjëherë në këtë cend ku ne jetojmë./vizionplus.tv

Read Entire Article