40 mijë hyrje- dalje në 48 orë/ Muriqani dhe Hani i Hotit me procedura të përshpejtuara, shkak fluksi i turistëve

4 months ago 24

Po punohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje ku një prej tyre është dedikuar për linjat e autobusëve. Prej qershorit po funksionon aplikimi i procedurave të përshpejtuara gjë e cila nuk ka lejuar që të ketë pritje të gjata.

Të shumtë janë turistët që zgjedhin vendin tonë jo vetëm si tur ditor por edhe si pjesë e eksplorimit që ata bëjnë në Ballkan kryesisht me kamper.

“Vij nga Gjermania, zona e Bavarisë Nurenberg. Është hera e parë këtu dhe është shumë bukur, do vizitojmë qytetin dhe mbasdite do shkojmë në Kotorr”

“Vijmë nga Gjermania dhe për ne është hera e parë këtu. Nga Gjermania jemi drejtuar për këtu dhe më pas do shkojmë në Turqi”.

“Unë vij nga Sicilia, Katania. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Kemi bërë xhiro bashkë me miqtë dhe tani po shkojmë në Mal të zi. Më pëlqeu shumë, prisja që Shqipëria të ishte më mbrapa pori lumtë shqiptarëve. Shumë mikpritësa sikur të isha në Sicili”.

Vijmë nga Holanda, qëndruam vetëm një natë, çfarë pamë na pelqeu. Vend shumë i bukur dhe natyrë e mrekullueshme do kthehemi që ta vizitojmë më gjatë”, shprehen turistët.

Në datën 1 korrik në vendin tonë kanë hyrë përmes pikave kufitare Muriqan dhe Hani i Hotit 18216 shtetas ku 10.465 kanë hyre dhe 7750 kanë dalë, ndërsa një ditë më parë janë shënuar rreth 12600 hyrje dalje sërish pjesa më e madhe ka kanë hyrë në vendin tonë.

Read Entire Article