Shkodra nuk gjen qetësi, pas tritolit në agjencinë e funeralit, i hedhin në erë derën e banesës

2 days ago 30

Shkodra është tronditur nga një shpërthim eksplozivi që u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në lagjen “Tre Heronjtë”.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së Ardian Fierzës, pronarit të një agjencia funerale, objekt të cilit iu vendos tritol në muajin gusht.

“Në lagjen  “Tre Heronjtë”, në derën  e  banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit  nga persona ende të paidentifikuar është  hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme  materiale”, njofton policia.

Sakaq, një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/a.r

Read Entire Article