75-vjetori i Arkivit Qendror Shtetëror, Begaj: Një institucion që jo vetëm ruan, por edhe frymëzon e promovon

5 months ago 21

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 75-vjetorit të ngritjes së Arkivit Qendror Shtetëror.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë që ka arkivi i shtetit për ndërgjegjen kombëtare dhe kujtesën kolektive, ndërsa arkivistët i cilësoi si rojtarë të historisë.

Presidenti Begaj e konsideroi po aq historik edhe aktin e themelimit të Arkivës Shtetërore, duke theksuar vlerën e dokumenteve dhe materialeve të rralla, si dëshmitarë të lidhjes me lashtësinë dhe me traditën e vendeve të tjera evropiane.

Sipas Presidentit të Republikës, promovimi dhe aksesinë thesaret e Arkivit Shtetëror është me rëndësi për të njohur në mënyrë objektive të kaluarën tonë.

Studimi i tyre nga ekspertët dhe historianët, – u shpreh Presidenti Begaj, – na ndihmon të kuptojmë rrënjët tona, të vlerësojmë përpjekjet e brezave të mëparshëm dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë mbi këtë bazë të fortë.

Bajram Begaj, përgëzoi arkivistët shqiptarë që, me përkushtimin dhe dedikimin e tyre, kanë bërë të mundur dokumentimin dhe ruajtjen e fondit, ndërsa theksoi se paralel më këtë angazhim, një rëndësi themelore ka shërbimi publik, që garanton një të drejtë themelore të njeriut: ruajtjen e dokumentacionit të jetës e të pronës.

“Arkivat duhet të jenë të hapura, publike dhe transparente, natyrisht brenda hapësirës që lejon legjislacioni dhe etika. I kemi ende të freskëta në kujtesën tonë dëmet e pallogaritshme që pëson individi e shoqëria kur arkivat mbulohen nga fshehtësia apo aksesi i privilegjuar”, – deklaroi Presidenti i Republikës.

“Arkivi Qendror Shtetëror duhet të jetë një institucion që jo vetëm grumbullon e ruan, por edhe frymëzon e promovon diversitetin, aksesueshmërinë dhe transparencën për publikun”, u shpreh  Begaj.

Presidenti Begaj i shoqëruar nga Drejtori i DPA-së Atdit Bido bëri një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku pa sallën e studimit të arkivës.

Kreu i shtetit pasi vizitoi investimet e reja si muzeun arkivor, atë digjital dedikuar të rinjve me synim njohjen e tyre me arkiven, përgëzoi drejtorin Bido për vullnetin, përkushtimin dhe profesionalizmit né transforminin e institucionit.

Read Entire Article