A mund të kthehen avionët franceze në Serbi, kundër popujve të Ballkanit?

2 months ago 32

Nga Marko Caka

Tani që më bleu armët unë do të jem “kumbara” e tij. Vetëm kështu mund të kuptohet reagimi i Presidentit Makron në takimin me Vuçiç pa i hyrë thellë qëllimit të vërtetë të këtij të fundit që mund të rezultojë më i rrezikshëm jo vetëm për Francën por edhe për situatën e brishtë të vetë Europës.

Shitja me 2.7 miliardë e avionëve luftarakë “Rafale” Serbisë më shumë se fërkim duarsh për francezët është një pikëpyetje e madhe që këtë e di vetëm Vuçiç me aleatët e tij strategjik kur bëhet fjalë për plane të fshehta ndaj Kosovës. Së pari aeroplanët franceze drejt Serbisë për çfarë nevojiten kur dihet se nuk ka asnjë rrezik serioz apo ndonjë kërcënim nga fqinjët përreth përveç se i duhen për të mbajtur gjallë shpresën e kotë se Kosova është pjesë e saj. Pra avionët e blera përveç se me sulmu Kosovën nuk kanë se i duhen Serbisë. Kjo është më e besueshmja dhe llogjika e vetme në lidhje me situatën që gjendet sot rajoni. Por nëse konflikti në Ukrainë shumë shpejt mund të shtrihet më gjerë duke prekur shtetet përreth dhe Rusia ka kërcënuar drejtpërdrejtë Europën atëherë ka shumë gjasa që këto armë të vihen në shërbim të saj për të sulmuar NATO-n që përkthehet si një bumerang për vetë Francën. Nuk e di saktësisht se çfarë përfshin marrëveshja e kësaj shitjeje, por jam i sigurt që një nga pikat është që këto aeroplanë të mos përfshihen kundra NATO apo brenda territoreve të saj për të sulmuar anëtarët e saj. E kuptoj shumë mirë flirtin që ka Makroni për Serbët që vjen nga një lidhje e hershme që me Bobapartët e Krajlicët, por në ditët e sotme politika globale ka ndryshuar dhe nuk i ruan më këto lidhje shpirtërore në mes kombeve. Të gjithë e dimë se nëse flasim për marrëveshje të rëndësishme për të mbrojtur paqen në rajon të parët ata që i thyen këto marrëveshje ishin Serbia e Millosheviçit me Marrëveshjen e Rambujes e cila solli genocidin në Kosovë. Një negocim me ndërmjetësimin e parardhësve të presidentit Makron por që nuk u zbatua nga anëtari i kabinetit të Millosheviç, Aleksandër Vuçiç por përkundrazi u sulën në mënyrën më shnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës ku pasojat tashmë dihen. Pra ky është një fakt për ti treguar Makronit se armët ja ke shitur një besëpremi, që një ditë nuk do të kursehet as ndaj teje dhe gjithë europës se bashkuar vetëm për realizuar megalomaninë e tyre të trashëguar nga babai i tij shpirtëror Millosheviç. Një anë tjetër për të bindur Makron sesa besëpremë që janë është marrëveshja e vitit 1994 ndërmjet Rusisë e Ukrainës për ç’aktivizimin e armëve bërthamore të cilën Ukrina e zbatoi me sukses e ndërsa Rusia e Putinit pas tre dekadave ja “shpërbleu” me gërmadha e varre duke sjellë një destabilizim të sigurise për gjithë Europën me kosto qindra miliarda dollarësh.

Pra nëse shihet kjo e fundit 2.7 miliardët e tanishme për Francën mund ti kushtojnë sa dhjetëfishi i tyrë nëse përshkallëzohet situata e tanishme në një luftë më të gjerë globale.

Në takimin me homologun e tij serb, Makron ka thënë duke kritikuar qeverinë e Kosovës – se është i shqetësuar me aksionet “e njëanshme” të Kosovës dhe do të vëzhgojë me kujdes kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”. Për çfarë kushtesh flet Emanuel Makron ku në Kosovë çdo gjë është në dritë të diellit dhe transparente dhe nuk ka asgjë për të fshehur me të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarët nëpër këmbë. Nëse kërkon të bashkëpunojë atëherë përse Makron së pari duke patur akses tek serbët nuk mëson se çfarë planesh bëjnë grupe të caktuara në veri në kufi me Kosovën dhe që janë të furnizuar me armë nga Beogradi dhe të sponsorizuar nga Rusia. Përse nuk kërkon të hyjë në veri të Mitrovicës dhe të stabilizojë situatën e të shpartallojë forcat paralele antishtet dhe të vendosë rendin duke ja kthyer qeverisjes demokratike të Kosovës. Gjithashtu të kthejë Urën e Ibrit për ti hapur rrugë normalitetit dhe kalimit të lirshëm të dy popujve që me siguri duan paqen dhe harmoninë. Por don ta nisë tek kosovarët që jeta e tyre është në normalitet, pa zgjidhur anën tjetër ku çdo gjë është anarki me shtete paralele.

Por deklaratat e fundit e bëjnë përpjekjen e Makron për të zgjidhjur e çështjen e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit të njëanshëm dhe nul sepse ka konflikt interesi. Nuk mund të jetë negociator një tregtar që i shet armët Serbisë dhe që janë një rrezik për paqen e Kosovës, në realizimin e endërrave të tyre të vjetra. Shpresa e vetme e Serbisë ndaj Kosovës janë vetëm dy aleatët e saj Rusi-Kinë që kanë premtuar se do të ndryshojnë rendin botëror.

Prandaj nëse Makron këtë po e bën me vetëdije të plotë, o është një idiot i madh ose me të vertetë ka një plan kundra Kosovës jashtë orientimit euroatlantik që dëmet do të jenë të parikuperueshme në sferë rajonale, pse jo globale. Më e fituara në këtë lojë të rrezikshme do të jetë vetëm Serbia se me Kosovën është se është e humbur dhe një luftë globale vetëm se ja shton shpresat për realizmin e qëllimeve të saj të vjetra. Atë që ja trashëgoi babai i tij shpirtëror që me megalomaninë e tyre në dëm të popujve autokton nuk vijnë me gjë tjetër gjë tjetër veçse me luftëra e krime çnjerëzor duke e mbuluar kombin serb me turpin e përjetshëm.

Read Entire Article