Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras.
Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv