Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplas 70-vjeçarin

3 hours ago 19

Një aksident me vdekje është regjistruar në Shkodër. Policia njoftoi se drejtuesi i automjetit, 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor, 70 vjeç.

Ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Read Entire Article