Rama nga Nju Jork: Ato që e votuan reformën me kokën ulur, sot po ulërijnë nga dhimbjet e drejtësisë

3 hours ago 18

Kryeministri Edi Rama foli para shqiptarëve në Nju Jork lidhur me ecurinë e reformës në drejtësisë, në një kohë ku SPAK ka lëshuar urdhër arreste për zyrtarë të lartë të shtetit, nga ish-presidenti, Ilir Meta dhe deri tek deputetë në radhët e PS.

Rama theksoi se reforma e drejtësisë u miratua me vullnetin e PS dhe aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa shtoi se ata që ulën kokën teksa voton, sot po ulërijnë nga dhimbjet e fryteve të kësaj reforme.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kundërshtarët e reformës në drejtësi që sot e gjithë ditën ulërijnë tanimë nga dhimbjet e drejtësisë, kundër organeve të drejtësisë, erdhën e ngritën dorën për ta miratuar reformën por kokën e mbanin ulur dhe deri te zbatimi i saj në ditët që po e sheh ccdo shqiptar i madh dhe i vogël, është përpjekja historike që po jep frytet e veta konkrete e që nuk do të ndodhte pa vullnetin e PS”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se ndonëse PS e dinte që reforma në drejtësi mund të kishte kosto, sërish e miratoi atë.

“E vërteta është e thjeshtë dhe shumë e qartë. Reforma në drejtësi për ne ishte e shkruar si primare. Unë iu thoja që ne duhet ta kthejmë në fiksimin tonë që pa shëmbur pallatin e korruptuar të drejtësisë, gjithë të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Kjo është një nevojë kombëtare të cilës i ka ardhur koha. Ne do ta gjejmë rrugën që t’i përgjigjemi kësaj nevoje. Ligji i barabartë për të gjithë nuk është vetëm në letër, por edhe në realitet. Që nga fillimi i punës për reformën, që e vetmja mbështetje ishte BE dhe SHBA, që edhe ata na shihnin me dyshim a ishim serioz deri në fund. Në thelb ata e dinin shumë mirë që kjo përpjekje, kusht kishte, që ne partia në pushtet të ngrinim dorën në Parlament për të hapur rrugën një drjetësie të pavarur”, shtoi ai./vizionplus.tv

Read Entire Article