Tentoi të grabiste xhiron ditore në market dhe plagosi shitësen, arrestohet 34-vjeçari në Durrës

2 hours ago 22

Një grabitje nën kërcënimin e thikës është regjistruar në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se një 34-vjeçar është future në një market dhe ka kërkuar të marrë xhiron ditore, duke kërcënuar punonjësit me thikë.

Por i riu ka hasur në rezitencën e punonjësve, ndaj në tentativë për t’u larguar, ka plagosur lehtë në dorë njërën prej tyre.

“Tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për tu larguar dëmtoi  lehtë  në dorë një nga punonjëset e marketit, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u vu në pranga 34-vjeçari.

Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës, shtetasi O.Z, është futur në një market dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore.

Punonjëset e marketit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe të pengonin autorin për të mos marrë lekët.

34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit”, njofton policia.

Uniformat blu kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin./vizionplus.tv

Read Entire Article