25 piktorë mblidhen në Korcë, bëhen pjesë e kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios”

2 hours ago 20

25 piktorë nga shumë vende të botës edhe këtë vit janë bërë pjesë e kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios” në Korçë.

Pjesa më e madhe e piktorëve kanë zgjedhur studiot për të sjellë punimet e tyre.

Të ardhur nga Polonia, Ukraina, Mali i Zi dhe Kosova ata pranojnë se nuk i kanë qëndruar besnik peizazhit,  por kanë vendosur të sjellin më së shumti piktura abstrakte.

“Është hera e parë në Korçë. Me pëlqen shume qyteti juaj, arkitektura. Po pikturoj një grua, profil por me forma abstrakte dhe duke bashkuar e arkitekturën korçare. Më pëlqeu studio dhe vendosa të pikturoj në studio”, thotë Inese Elferte.

“Vij nga Mali i Zi, për mua është hera e parë në Korçë dhe këtë simpozium të rëndësishëm të pikturës. Vendosa të pikturoj Gjon Milin si një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë në botë”, thotë Maria Nikolic.

“Vij nga Polonia, është hera e dytë për mua në Shqipëri dhe në Korçë. Jam shumë e lumtur që erdha edhe këtë herë në qytetin tuaj ndërsa do të dhuroj këtë vit një pikturë rozë, me motive femërore dhe shenja egjiptiane”, thotë Emilia Wasak.

“Unë vij nga Ukraina. Botës i mungon dielli dhe në këtë kohë lufte vendosa të pikturoj një kalorës që mburojë mban zemrën, i cili nderit nga dielli. Jam shumë e lumtur që Shqipëria ka kaq shumë vëmendje për piktorët”, Inaya Asya.

Të gjithë piktorët do të realizojnë nga dy punime, njëri prej të cilëve do i mbetet fondit të galerisë së artit në Korçë ndërsa punimi tjetër do të jetë pjesë e fondit të piktorëve pjesëmarrës “Ditët e Mios”./vizionplus.tv

Read Entire Article