Plagosja në Peqin, arrestohet dëshmitari, fshehu pamjet e kamerave

3 hours ago 17

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar pasi akuzohet se ka fshehur provat e ngjarjes të ndodhur dy ditë më parë në lagjen Xhami.

Një 26-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim, plagpsi me armë zjarri një 41-vjeçar.

Lexo edhe :

Related Posts

50-vjeçari me iniciale S.Ll, akuzohet se nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes.

“Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen “Xhami”, ku shtetasi A. T, 26 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

– S. Ll., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi 50 vjeçari nuk kallëzuar për krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave të subjektit të tij, i cili ndodhej afër vendngjarjes.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Read Entire Article