“Impresione Urbane” në Vlorë, hapet ekspozita e përbashkët e katër arkitektëve

2 hours ago 17

Ekspozita “Impresione Urbane” ka zbritur mbrëmjen e së premtes në Galerinë e Arteve ,Vlorë, ndërsa janë prezantuar punime në pikturë të katër arkitektëve  të njohur Maksim Mitrojorgjit, Valentin Voshtinës , Pirro Stefës  dhe Olsi Plasës.

 “Në syrin tonë të specialistëve dhe artistëve është një ekspozitë e mirëfilltë. Mitrojorgji përdor teknikën e akuarileit, Voshtina në teknikën e vajit, Pirro Stefa ka vizatimin teknik me ngjyra dhe Olsi Plasa me pastel”, tha kuratori i galerisë, Edi Kojani.

Arkitektët janë shprehur se të rinjtë duhet të përfshihen edhe më shumë  ne art

 “Po të kontribuojmë nga pak të gjithë, ky qytet do bëhet më i mirë dhe ky qytet është një qytet i së ardhmes, i perspektivës i  mirëqenies i  turizmit, pse jo dhe i artit.”

“Doli më bukur, më mirë dhe më e suksesshme se në Shkodër dhe Tiranë. Publiku i interesuar, ne e ndiejmë veten mirë.”

Luljeta Bozo, Profesore e arkitekturës e ka vënë theksin tek nevoja e rritjes së mbështetjes për artin.

“Arti është i çdo lloj fushë, piktura, skulptura, teatri, shfaqjet e ndryshme të gjitha. Janë një forcë shumë e madhe që jep një energji shumë pozitive tek njerëzit, iu jep njerëzve frymëzim dhe të jenë ,me energji të reja”, tha Luljeta Bozo.

Ekspozita “Impresione Urbane” do të qëndrojë e hapur  për disa ditë  në Galerinë  e arteve figurative në qytetin bregdetar.

Read Entire Article