Osmani: Na hiqni sanksionet! Von der Leyen: Kosova ka ende punë për të bërë

2 hours ago 21

“Ka ende shumë punë përpara”.

Kështu  u shpreh  presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen , gjatë takimit me presidenten e vendit  Vjosa Osmani, kur kjo e fundit i shtroi kërkesën  për heqjen e masave te unionit.

“Sot kemi nevojë që BE t’i vlerësojë dhe t’i njoh këto arritje, rrjedhimisht është koha që masat e padrejta të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë dëmtuar edhe vetë procesin e dialogut, duke e bërë të pabalancuar, të pabarabartë dhe pa kredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve biznesit dhe përgjigje ndaj plotësimit të parakueshteve që vetë BE i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave”, tha Osmani.

“Bazuar në këta hapa, duhet të bëjmë të tjerë, që të arrijmë në një pikë ku të jemi në një gjendje të heqim të gjitha masat, kjo do të na ndihmojë që të bindim shtetet anëtare, dhe ato duhet të japin pëlqimin për secilin hap, ne të dyja jemi shumë të vendosura që të gjejmë të gjitha mënyrat, mjetet, hapat që të ecim përpara”, tha Ursula von der Leyen.

Mes të tjerash, Presidentja e Komisionit tha se në mandatin e dytë të saj, zgjerimi do të jetë në krye të agjendës.

“Kosova ka pasur një sukses të madh, heqjen e vizave. Kjo tregon sa shumë mund të arrijmë kur punojmë bashkë. E di që vitet e fundit, Kosova ka punuar shumë për të forcuar sundimin e ligjit. Ne mandatin tim të dytë zgjerimi do të jetë në krye të agjendës, do të punojmë shumë ngushtë së bashku. Plani i rritjes është i planifikuar ti sjellë vendet e rajonit më afër me tregun tonë të përbashkët. Kosova ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë agjendë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian.

Osmani ndër të tjera i bëri thirrje Unionit që  vendosmërinë, të cilën e ka  treguar kundër Rusisë ta shfaqë  edhe me satelitet e saj në rajon, duke iu referuar Serbisë. Presidentja e Komisionit Evropian gjatë qëndrimit në Prishtinë u takua  edhe me kryeministrin Albin Kurti./vizionplus.tv

Read Entire Article