Sejko: Kriza e çmimeve ka kaluar, rritja ekonomike parashikohet në nivelin 3.5 %

2 hours ago 21

Kriza e çmimeve në Shqipëri, sipas Guvernatorit Gent Sejko, ka marrë fund dhe ekonomia vendase po vijon të performojë me ritme të kënaqshme.

“Rritja ekonomike ka rezultuar e qëndrueshme dhe parashikimi për rritjen ekonomike në afatin e mesmë mbetet në nivelet 3.5%. shqipëria e ka fituar luftën ndaj inflacionit, është në nivelet më të ulëta që nga nisja e konfliktit në Ukrainë”, tha Sejko.

Gjatë takimeve me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, Sejko diskutoi edhe për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave, për të ofruar pagesa të shpejta dhe me kosto më të ulët për qytetarët.

“Diskutuam për modernizimin e sistemit të pagaesave, të digjitalizimit të sistemit bankar dhe për përfshirjen në sistemin SEPA. Shqipëria ka bërë hapa progresivë në këtë drejtim dhe pritshmëritë tona janë që së shpejti ne dio të pranohemi në SEPA”, tha Sejko.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e FMN dhe BB vlerësuan Shqipërinë për progresin ekonomik dhe për rikthimin e çmimeve në stabilitet. Po ashtu, ata nënvizuan nevojën për të mbajtur nën monitorim kredinë bankare, normën e interesit dhe kursin e këmbimit.

Read Entire Article