Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në aeroportin e Manises nga policia spanjolle.
Siç shkruajnë mediet e huaja, ai ishte në kërkim nga autoritetet belge për dhënie informacionesh për kryerjen e një vrasjeje.
Arrestimi ndodhi në aeroportin e Manises, pasi policia mësoi për mbërritjen e tij me një fluturim nga Shqipëria. Menjëherë është vendosur një pajisje për lokalizimin dhe ndalimin e tij, pasi ai mund të tentonte të hynte në Spanjë me dokumentacion fals.
Ai u arrestua si autor i dyshuar i krimeve të përkatësisë në organizatë kriminale, vrasje dhe sulm me plagë të rënda. Në janar 2022, 43-vjeçari ishte anëtar i një organizate të rrezikshme kriminale të armatosur.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë./vizionplus.tv