Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Korçë – Kapshticë. Raportohet se si pasojë automjeti ka përfunduar në kanal, ndërsa janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin në të.
Të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën
Sipas policisë shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe rruga e pa ndriçuar.