Enkel Demi apo i njohur si Tom Kuka me emrin letrar u shpall autori më i mirë i vitit. Tematika e prehtë e tranzicionit shqiptar dhe prurja artistike shumë befasuese i dha shkrimtarit çmimin më të rëndësishëm letrar, këtë të shtunë në Panairin e Librit.
“Ky cmim më bën të daharis aftësitë e mia nëse bëj letërsi të mirë… dhe unë prandaj shkruaj”, tha Enkel Demi.
Përpjekja për të takuar tema të rëndësishme aktuale ishte motivi i çmimeve të vendosura nga juria e këtij edicioni.
Ndaj dy vlerësime shkuan për veprat më të mira studimore në filologji dhe në ekonomi. Çmime këto që iu dhanë studiuesve Viola Isufaj dhe Anastas Angjelit.
Edhe këtë herë nuk mungoi larmishmëria e autorëve të huaj të përkthyer në shqip.
“Lindita Gjetani rrëmbeu çmimin e ambasadës franceze me veprën “Mirë u pafshim atje lart” të autorit Pierre Lemaitre”, tha përkthyesja Milena Selimi.
E kthyer tashmë në traditë juria çdo vit dhuron 5 çmime. Ajo që u vu re ishte mungesa e çmimit libri më i mirë për fëmijë, pasi nuk pati prurje të reja nga autorët shqiptar./vizionplus.tv