Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin me biçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

6 months ago 29
Reklamë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier.

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.

Top Channel

Read Entire Article