Aksident në Pogradec, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me murin

2 hours ago 1

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec, në afërsi të fshatit Piskupat.

Drejtuesi i një mjeti furgon mallrash ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në murin mbrojtës të aksit nacional.

Për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia tej normave të lejuara

Shërbimi zjarrfikës i Pogradecit ka punuar për pastrimin e vajrave në vendin e ngjarjes për të mos patur probleme me drejtuesit e tjerë të mjeteve që përdorin këtë aks kryesor nacional. /vizionplus.tv

Read Entire Article