VIDEO/ Aksident në bypassin e Murrizit

2 hours ago 1

Një aksident është regjistruar këtë të premte në segmentin e bajpasit të Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Dy automjete janë përplasur në anën e fshatit Bastar Murrize, ku ndodhet kthesa më problematike e kësaj rruge.

Nuk dihet nëse ka të pënduar apo të plagosur nga ky aksident ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë. Për fat të mirë nuk ka humbje jete njerëzore ndërsa është krijuar trafik i gjatë.

Kjo kthesë është bërë shpesh problem dhe burim aksidentesh ku me dhjetra mjete janë përplasur që nga hapja për qarkullim. Vetëm pak ditë më parë tre aksidente u shënuan njëri pas tjetrit për shkak të lagështisë në rrugë.

Në të njëjtën kohë një automjet përfundoi mbi varreza ku fatmirësisht familja prej 4 anëtarësh që ndodheshin në të shpëtoi mrekullisht.

Vetëm dy ditë më parë, firma ka ndërhyrë për riparimin e barrierave metalike, por nuk ka bërë asgjë për të bërë kthesë3n jo të rrezikshme.

Read Entire Article