Aksident në Shkodër-Lezhë, makina përplaset me kamionin

2 months ago 28
Reklamë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, ku automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /vizionplus.tv

Read Entire Article