Aksident në Shkodër, makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë

6 hours ago 21

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Një makinë ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 35-vjeçar. Si pasojë 35-vjeçari është lënduar dhe është dërguar menjëherë në spital.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte shtetasi B. S., 41 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T. K., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. K., i cili është kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Read Entire Article