Një cisternë nafte u përplas me një furgon sot në Ukrainën perëndimore, duke vrarë 14 persona, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, ndërsa ka vetëm një të mbijetuar, thanë shërbimet e menaxhimit të emergjencave.
Aksidenti u raportua në aplikacionin e mesazheve Telegram dhe u shoqërua me foto të një automjeti të përmbysur në një fushë në rajonin e Rivne.
Në të njëjtin postim bëhet e ditur se e mbijetuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe mjekët po përpiqen t’i trajtojnë plagët e saj. /vizionplus.tv