Policia e Lezhës ka arrestuar 6 persona në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Tempulli 3”.
Gjithashtu nën hetim janë vënë 15 persona.
Pas kontrolleve në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin” policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. G., 28 vjeç, banues në Prishtinë, D. Xh., 20 vjeç, banues në Gjilan, E. H., 23 vjeç, banues në Gjilan, A. H., 23 vjeç, banues në Ferizaj, G. B., 23 vjeç, banues në Pejë dhe N. S., 20 vjeç, banues në Prishtinë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27 vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë.
Këtyre shtetasve, nga kontrollet fizike dhe në mjetet me të cilat lëviznin, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza cannabis sativa, ekstazi, kokainë, si dhe pajisje për përpunimin e këtyre lëndëve dhe 1 mjet prerës (thikë).
Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon./vizionplus.tv