Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, ka ftuar qytetarët shqiptarë që të ndëshkojnë me votë të gjithë ata që hedhin baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Me anë të një postimi në rrjetikn social “X”, Rama shkruan se autorët e vërtetë të rikthimit të opozitës në parlament, janë një kriminel italian i dënuar nga drejtësia shqiptare me 17 vite burg, duke ju referuar Frençesko Beketit, një ish zv.kryeministër i arratisur (Arben Ahmeta), një ish-kryeministër në arrest shtëpie (Sali Berisha), dhe një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie.
Sipas Ramës RAI 3 i shfaqi të gjithë këta zyrtarë e ish-zyrtarë të dënuar e në kërkim si heronj, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të…
— Edi Rama (@ediramaal) June 6, 2024
Postimi i Ramës:
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush🇦🇱