Aventura e zogut filloi majin e kaluar, kur u “arrestua” pranë një porti në Mumbai. Dy unazat në këmbët e tij, që ishin të gdhendura me fjalë me sa duket kineze, ngritën dyshimet e policisë indiane, e cila vlerësoi se pëllumbi ishte i përfshirë në aktivitet spiunazhi. Kështu, autoritetet e mbajtën të mbyllur atë deri në përfundim të “hetimeve” dhe më vonë e dërguan në një spital kafshësh në Mumbai (ish Bombei).
Përfundimisht, doli se pëllumbi ishte një zog garues nga Tajvani, i cili kishte ikur dhe kishte arritur deri në Indi. Me lejen e policisë, zogu u dërgua në Shoqatën e Mumbait për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve, mjekët e së cilës e lanë të lirë atë të martën.
Nuk është hera e parë që një zog shqetëson autoritetet indiane. Në vitin 2020, policia në Kashmirin Indian liroi një pëllumb që i përkiste një peshkatari pakistanez pasi një hetim përcaktoi se zogu, i cili kishte fluturuar përtej kufirit shumë të militarizuar midis shteteve të armatosura bërthamore , nuk ishte spiun.
Në vitin 2016, një pëllumb tjetër u arrestua pasi mbante një shënim që kërcënonte kryeministrin indian Narendra Modi./vizionplus.tv/