Alkool, shpejtësi dhe përdorim telefoni në timon, Rrugorja e Tiranës arreston 13 persona! Më shumë se 13 mijë gjoba

4 months ago 40

Tiranë – 13 persona janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës që lamë pas. Janë vendosur më shumë se 13 mijë masa administrative ndërsa janë bllokuar 13 automjete.

Janë vendosur 13 578 masa administrative:

  • 34 masa për xhama të zinj.
  • 1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
  • 1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • 5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
  • 7169 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

  • 22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 38 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.

Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të rrespektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Read Entire Article