Amnistia, lirohen 780 të burgosur, 800 persona të tjerë përfitojnë ulje të dënimit

4 months ago 17
Reklamë

780 të burgosur fituan sot lirinë pasi miratimit nga parlamenti të amnistisë penale. Mes atyre që lanë qelitë ishin edhe të dënuar për vrasje, për kultivim të lëndëve narkotike si dhe ish zyrtarë.

Në burgun e recit në shkodër u liruan 135 të burgosur. Një prej tyre, ish kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj, I dënuar për shpërdorim detyre, dha një pasi u rikthye në liri

“Uroj që eksperiencën e burgut të mos e provojë askush”.

Para dyerve të burgut të Peqinit, kjo grua po prêt vëllain e dënuar me 25 vjet për vrasje që tashmë është I lirë.

“Vëllai im ishte dënuar 25 vite, i vuajti 24 dhe kishte edhe një vit dhe përfitoi nga amnistia, jemi të lumtur që po del sot”, tha motra e një të burgosuri në Elbasan.

Në Korçë, pas 6 vitesh, kjo nënë takoi djalin e saj të dënuar për lëndë narkotike. Për të ndjekur zbatimin e amnistisë, në burgun e Rrogozhinës, ishte ministri I drejtësisë Ulsi Manja.

“Ne shkalle vendi zbatimi i ligjit per amnistine, 780 te denuar lirohen. Kjo shifer mund te rritet pasi ne oret e fundit ka nje numer te denuarish qe jane ne komisariate te policise dhe perfitojne. Ka mbaruar procedura e dokumentacionit ligjor. 800 te tjere perfitojne ulje denimi, por nuk lirohen sot. pra ne total perfitojne 1600 te denuar. 15 gra lirohen menjhere dhe 9 te tjera dalin ne vjeshte. Perftues jane edhe 3 te mitur qe lirohen sot dhe 2 te tjere pak me vonë”, tha Manja.

Drejtuesit e burgjeve thanë se amnistia lehtëson punën e tyre.

Nga amnistia do përfitojnë ulje dënimi edhe 800 të dënuar të tjerë. Po ashtu, përjashtohen nga ndjekja penale edhe shumë persona të arrestuar gjatë protestave të opozitës./vizionplus.tv/

Read Entire Article