Dr*goi dhe p*rdhunoi dhjetëra gra, dënohet me 30 vite burg ish-oficeri i CIA-s!

1 month ago 20

Një ish-oficer i CIA-s është dënuar me 30 vjet burg për drogimin dhe sulmin seksual të dhjetëra grave, ndërsa ishte në detyrë në SHBA dhe jashtë saj.

Gjatë një periudhe 14-vjeçare, Brian Jeffrey Raymond, 48 vjeç, joshi gratë në apartamentin e tij qeveritar për t’i abuzuar me to, tha Zyra e Prokurorit të Distriktit të Kolumbisë.

Hetimi i përbashkët i FBI-së gjeti qindra fotografi dhe video, që datojnë që nga viti 2006, të të paktën 24 grave nudo ose pjesërisht nudo, që ishin të pavetëdijshme ose të paafta për të reaguar.

Raymond u kap kur një grua e zhveshur duke bërtitur për ndihmë, u pa në ballkonin e rezidencës së tij në Mexico City në maj 2020. Ai kishte punuar për ambasadën amerikane në atë kohë.

Avokati amerikan Matthew M Graves tha se dënimi e shënoi atë si një dhunues seksual për jetën.

“Ish-punonjësi i shërbimit të inteligjencës ishte një grabitqar që joshi gra që nuk dyshonin se në banesat e tij me qira nga qeveria, ai do i drogonte, do i zhvishte, do abuzonte seksualisht dhe do i fotografonte ato”, shtoi zoti Graves.

U gjetën më shumë se 500 imazhe në pajisjet e Raymond. Regjistrimet, të marra mes viteve 2006 dhe 2020, e tregojnë atë duke prekur dhe manipuluar trupat e viktimave për orë të tëra.

Pasi mësoi për hetimin penal, ai tentoi të fshinte fotot dhe videot. Nicole Argentieri, një zyrtar i lartë i departamentit të drejtësisë, tha se vendimi tregonte se nuk ka rëndësi se ku ndodhin ato shkelje ose kush i kryen ato.

Raymond pranoi se kishte droguar dhe krijuar materiale të turpshme me 28 gra që nuk pranonin, dhe se kishte droguar dy të tjera.

Në nëntor 2023, vendasja nga Kalifornia u deklarua fajtor për një pikë për abuzim seksual, kontakt seksual abuziv, shtrëngim dhe joshje dhe transport të materialeve të turpshme.

Si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë, Raymond më tej pranoi përfshirjen në akte seksuale jo-konsensuale me disa gra. Raymond sipas BBC, i takoi gratë përmes aplikacioneve të ndryshme për takime, dhe më pas i drogoi ndërsa u shërbente verë dhe ushqim. Shumica e grave në fotot dhe videot e tij nuk mund të kujtonin kohën e kaluar me të.

Gjatë punës së tij nga qeveria, ai jetoi dhe punoi në shumë vende, duke përfshirë SHBA, Peru dhe Meksikë.

Në vitin 2021, FBI dhe Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Departamentit të Shtetit (DSS), të cilët kryen një hetim të përbashkët, kërkuan ndihmën e publikut për të kërkuar informacion shtesë në lidhje me Raymond dhe çdo viktimë të mundshme.

Në atë kohë, Ambasada e SHBA në Meksikë tha se disa nga gratë në foto dhe video nuk ishin identifikuar. Në vendimin e dënimit, ndihmësdrejtori përgjegjës i FBI-së, David Sundberg falënderoi gratë e guximshme që ndanë informacione që e çuan më tej këtë hetim.

Disa thanë se mësuan se çfarë u kishte ndodhur pasi FBI u tregoi fotot e sulmeve, raporton CBS. Përveç dënimit të tij me 30 vjet burg, gjykatësi urdhëroi një lirim të përjetshëm të mbikëqyrur dhe e urdhëroi atë të paguante 260,000 dollarë si kompensim.

Read Entire Article