Nga Hungaria ku mori pjesë në takimin e ministrave të transportit të bashkimit europian, Belinda Balluku ka kërkuar që të reduktohet koha e disbursimit të fondeve që BE jep për projektet infrastrukturore. Në një pronocim pas përfundimi të këtij takimi, zv/kreministrja tha se kjo është një nga shqetësimet e vendeve të ballkanit përëndimor.
“Ne vlerësojmë maksimalisht të gjithë mbështetjen financiare që Bashkimi Europian po jep përmes projekteve të ËBIF, BERZH përsa i përket ndërtimit të hekurudhave në rajonin tonë, pjesë e Korridoreve të VIII dhe të X, por nga ana tjetër ajo për të cilën ne shqetësohemi dhe këtu i referohem të gjithë vendeve tona fqinje, është koha e gjatë dhe burokracia që merr një projekt për t’u realizuar”, tha Balluku.
Në folsu të bisedimeve kanë qënë investimet në hekurudha, por dhe proejtket e përbashktëta mes vendeve qe jane pjesë e korridorit të 8. /vizionplus.tv