Anëtari i familjes me të cilin ndajnë shtratin Kate Middleton dhe Princi William

4 hours ago 17

Ndërsa bisedonte me një fanse, e cila po mbante një qen në duar, gjatë një vizite në Duchy College në Cornwall, Angli, të enjten (17 tetor), William zbuloi se Cocker Spaniel (qeni) i tyre, Orla, shpesh fle së bashku me të dhe gruan e tij në shtratin e tyre. .

Louise Harland, gruaja që ishte atje me qenin e saj Jacks, tha për Hits Radio Cornwall, sipas Hello!: “Princi William tha që qeni i tij i vogël fle në shtrat me ta natën, së bashku me të dhe Kate”.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ai ra në dashuri me qenin tim të vogël menjëherë. Ai pyeti se çfarë race ishte dhe ai kurrë nuk ka takuar asnjë nga ato raca, ai është një Cockerjack kështu që është pak një kombinim unik, ” vazhdoi fansja.

Prince William reveals that he and Kate Middleton let ‘their little dog Orla’ sleep in the bed with them https://t.co/i6Ewi9Q9Cx pic.twitter.com/beoeMgduF5

— Mail+ (@DailyMailUK) October 17, 2024

Ajo gjithashtu tha se William komentoi se sa “të butë” janë veshët e kafshës së saj dhe “i dha atij shumë dashuri”.

Çifti i Uellsit mori Orlën nga vëllai i vogël i Kate, James Middleton, pasi ai njoftoi në maj 2020 se qeni i tij Luna kishte mirëpritur “gjashtë këlyshë të vegjël të shëndetshëm”./vizionplus.tv

Read Entire Article