Këngëtari i muzikës popullore, Eduart Dëma tregon njohjen me partneren e tij: Ishte dashuri me shikim të parë!

21 hours ago 24

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Eduart Dëma tregoi në studion e “Vizioni i Pasdites” njohjen me partneren e tij.

Ai tha se ishte një dashuri me shikim të parë. Dëma deklaroi se është njohur me partneren e tij në një radio ku bashkëshortja punonte si gazetare.

Gjithashtu këngëtari tha se jeton së bashku me prindërit e tij.

“Nuk është pjesë e muzikës. Jemi njohur në një radio, ishte gazetare. Aty ishte prezantimi i parë me bashkëshorten. Ishte dashuri me shikim të parë. E pashë dhe thashë po kjo është. Karakteri i saj i fortë më bëri për vete. Kemi bashkë që prej vitit 2010. Kemi tre fëmijë. Jetojmë me prindërit. Nusja i do jashtë mase. Ishte shumë dakord të jetonim bashkë. Na ndihmojnë shumë. Marrin fëmijët nga shkolla, nëna na gatuan”, tha këngëtari. /vizionplus.tv

Read Entire Article