Anija “Moliva” do të vazhdojë të qëndrojë në radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit.
Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera të anijes.
Por autoriteti portual ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie.
Po ashtu është refuzuar edhe vëzhgimi i anijes me kamera 24 orë, ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria.
Që prej mëngjesit të së dielës, anija “moliva” me 102 kontenierë brenda së cilës dyshohet se ka mbetje të rrezikshme, ndodhet në radë, 1.5 milje nga porti i Durrësit. /vizionplus.tv