Antibiotikët nuk po japin efekt, shkak përdorimi pa kriter, mjekët: Konsultohuni me specialistët

3 hours ago 10

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve ka çuar në rritjen e rezistencës ndaj tyre duke u kthyer kështu në një shqetësim për popullatën. Shumë infeksione po përsëriten më shpejt dhe kohëzgjatja e mjekimit të tyre është me e madhe se me pare.

“Kemi shumë lloj infeksionesh që ne e shikojmë përditë këtë rritje të rezistencë pasi ne po na shfaqen njerëz me plagë dhe njerëzit e shikojnë që plagët nuk po shërohen si më para, aq shpejt por duhen antibiotik në kohë më të gjatë. E dyta po shikojmë infeksione të këmbëve që janë dhe më të përsëriturat, po shikojmë që po përsëriten më shpejt dhe kohëzgjatja e mjekimit është më e madhe se sa kohët më përpara. Kemi antibiograma që na vinë të infeksioneve urinare që na vinë me antibiotiket rezistent”, thotë Alma Hoxhaj, mjeke infeksioniste.

Bluzat e bardha apelojne qe te shmanget perdorimi i antibiotikeve pa kriter.Sipas tyre pacientet duhet te konultohen ne cdo raste me mjeket specia;liste

“Rregulli artë është që antibiotikët të përdoren me rekomandimin e mjekut, nëse popullata e zbaton këtë rregull, nuk do të kemi keqpërdorim të antibiotikëve”, shprehet prof dr. Ledjan Malaj.

Covid 19 ka pasur një ndikim shumë të madh në rezistencën e antibiotikëve. Kjo per shkak të përdorimit masiv të tyre gjatë periudhës së pandemisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article