Rama mesazh për Kurtin: Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të mëdhenj

3 hours ago 18

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në podcastin “Flasim”, ku e ftuara e radhës ishte Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës.

Rama theksoi rëndësinë e miqësive strategjike për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, duke shtuar se mbajtja e këtyre marrëdhënieve është jetike për sigurinë dhe stabilitetin.

“Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të mëdhenj”, tha Rama, duke nënkuptuar që përkrahja ndërkombëtare është thelbësore për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Gjithashtu, Rama kritikoi mënyrën sesi opozita në Shqipëri sillet në parlament, duke argumentuar se ky është një shembull i keq për Kosovën dhe se gjuha e përdorur nga politikanët, si akuzat për “kriminelë” dhe “hajdutë”, ka degraduar debatin politik. Ai theksoi se ky stil komunikimi ka ndikuar edhe në mënyrën sesi politika zhvillohet në Kosovë, duke sugjeruar se kjo qasje vjen nga forcat politike që nuk pranojnë ndonjë rrugë të mesme, por vetëm ekstremin e polarizimit politik. /vizionplus.tv

Read Entire Article