Të dhënat që gjeneroi censi 2023 me një popullsisë të tkurrur, më të plakur, dhe e një emigrim që largon mesatarisht gati 40 mijë individë në vit, apeli që vjen nga ekspertët e ekonomisë është kthimi i shqiptarëve në atdhe. Klodian Muço, ekspert ekonomie tha në Vizion Plus se është detyrë emergjente e politikës që të ndarmarrë një nisëm të tillë.
“Për mua është nevojë emergjente që politika e gjitha në tërësi të ulet dhe të hartojë një politikë, e cila në fokus ka kthimin e emigrantëve në atdhe. Kjo duhet të jetë një detyrë parësore. Paralelisht 3 janë arsyet pse emigrojnë shqiptarët, për sigurinë shëndetësore, arsim dhe për sigurinë ushqimore. Këto janë shtyllat ky duhet të fokusohet puna e qeverive në vazhdim”, – tha Muço në Vizion Plus.
Shifrat e censit treguan se jemi 420 mijë qytetarë më pak se në 2011. 1 në 5 shqiptarë është mbi 65 vjeç. Mosha mesatare arriti në 42.5 vjeç nga 35 që ishte në censin e fundit 2011. Një tjetër e dhënë që doli është edhe ulja e popullsisë në moshë pune. Në 2011 ishin 1.9 milionë qytetarë, ndërsa aktualisht kemi 1.5 milionë.