Arbana Osmani përjashton hapjen e podcast-it dhe flet për planet në televizion: Do bëj diçka që nuk e kam bërë përpara

3 hours ago 20

Moderatorja Arbana Osmani ka folur për planet e saj të ardhshme në televizion, pas më shumë se një viti shkëputje nga ekrani.

Moderatorja, në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’, është shprehur se do të bëjë diçka që nuk e ka bërë përpara, që do të përfshijë gjithçka që ka bërë përpara.

“Po përpiqem të bëj diçka që nuk kam bërë përpara, me gjithçka që kam bërë përpara. Pra, pak ‘Big ‘Brother, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001’ pse, pak muzikë, pak festival. Unë kam pasur fatin të bëj shumëllojshmëri programesh dhe të gjitha kanë nga pak unë, pak Arbana. Unë jam emocionale, e bëj me pasion. Asgjë nuk e bëj për kot. Dua të kënaqem”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse bëhet fjalë për hapjen e një podcast-i, Arbana e mohoi duke thënë ‘jo’.

Kujtojmë se pas prezantimit të edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, moderatorja u shkëput nga ekrani dhe iu fut botës së biznesit duke hapur një rrjet restorantesh me disa pika në Shqipëri dhe Kosovë.

Read Entire Article