Këshilli bashkiak i Himarës, i cili u mblodh pasditen e sotme pas dorëheqjes së Blerina Balës, ka zgjedhur kryebashkiakun e ri të komanduar.
Pas tërheqjes së Pervin Gjikurias nga gara, në krye të bashkisë Himarë u komandua Arqile Bollano.
Lexo edhe :
Related Posts
Bollano mori 12 vota pro nga Këshilli bashkiak dhe 9 vota kundër.
Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar më 29 mars pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan në burg.
Dy muaj më pas, më 5 qershor Bala dha dorëheqjen
Në letrën e bërë publike, ajo sqaroi se largimi nga detyra bëhet për arsye personale.
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar të Apelit të Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendorë të 14 majit 2023./vizionplus.tv