Arratiset nga burgu i dënuari në Kosovë, pezullohen dy policët

4 months ago 26

Një i dënuar në Kosovë është arratisur nga burgu i i Smrekonicës në fillim të këtij muaji.

Sipas policisë, i dënuari ishte përfitues i pushimit të fundjavës.

“Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji”, thuhet në njoftim.

Për arratisjen e tij, sipas njoftimit, është përgatitur letër-rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është pezulluar oficeri i dhomës së vëzhgimit F.R. dhe oficeri i krahut N.A. /vizionplus.tv

Read Entire Article