Arrestimi i Metës dhe Salianjit, Berisha zbulon datën e protestës: Të sakrifikojmë e të shpëtojmë vendin tonë, PD të mobilizohet

6 hours ago 17

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi arrestimin e aleatit të tij politik, Ilir Metës, si një sulm ndaj opozitës.

Berisha solli vëmendje arrestim e demokratit Ervin Salianji, duke nënvizuar se edhe ai njësoj si Meta, janë prangosur për motive politike.

Lexo edhe :

Related Posts

Por sipas Berishës, opozita do të reagojë fuqishëm, ndaj bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve, por edhe të vetë strukturave të partisë që ai drejton.

Ai deklaroi se protesta e radhës do të mbahet në datën 29 tetor.

“Të sakrifikojmë e të shpëtojmë vendin tonë. Mos prisni kurrë që të tjerë do vijnë të qëndrojnë për ne. Janë opozitarët shqiptarë ata të cilët kanë meritën e madhe, kanë vullnetin e vendosmërinë për t’u ngritur. Janë ata që i rezistuan përpjekjeve për t’i asgjësuar e sot vijnë më të fortë se kurrë. Koha nuk është e fjalëve, por e veprimit. Drejtues të PD kërkohet përkushtimi juaj më i madh i jetës suaj t’u prijmë qytetarëve, demokratëve në këtë betejë vendimtare. Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë në rang qarku paralizimin këtij regjimi”, tha ai.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si orkestrues të këtij arrestimi, të cilin e konsideroi se kriminal dhe eliminim të kundërshtarëve./vizionplus.tv

Read Entire Article