Arrestimi në Dubai i ish-anëtarit të bandës së Durrësit, reagon policia: Nisëm procedurat për ekstradimin e tij

7 months ago 15
Reklamë

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Julian Meçaj, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në njoftimin zyrtar theksohet se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Julian Meçaj, i cili është një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare.

“Në bazë të informacioneve të shkëmbyera mes palëve, është organizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”, si rezultat i të cilit është kapur në Dubai dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:  J. M., 47 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndonëse kanë nisur procedura për ekstradimin e Meçajt në Tiranë, gjithçka mbetet në dorë të vendimit të Gjykatës së Dubait në do të japë “dritën jeshile” për dorëzimin e tij tek autoritetet shqiptare.

Julian Meçaj është një ndër emrat e shpallur në kërkim si i përfshirë në atentatin e bujshëm të prokurorit, Arjan Ndoj, ku ky i fundit u plagos, teksa nga plumbat e zbrasura ndaj automjetit të tij, ndërroi jetë shoferi.

Ndaj 47-vjeçarit, Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”. /vizionplus.tv/

Read Entire Article