Një 51-vjeçar nga Shqipëria ka rënë nga lartësia 8 metra, teksa po punonte.
Ngjarja është regjistruar në shtetin grek, teksa 51-vjeçari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.
Fatkeqësisht, ai ka humbur ekuilbrin dhe është rrëzuar nga pema. 51-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon./vizionplus.tv