Arrestohen mashtruesit e të huajve në Korçë! Transferonin shuma parash nga llogaritë bankare të shtetasve grekë

8 months ago 51
Reklamë

Dy persona, një nga Korça dhe një nga Tirana u arrestuan në qytetin juglindor për mashtrim.

Ata transferonin para nga llogaritë bankare të shtetasve grekë  nëpërmjet agjentëve fiktivë. Në subjektin tregtar të përshtatur për këtë veprimtarin në Korçë, ishin punësuar në mënyrë të paligjshme 7 shtetas.

Dyshohet të jenë mashtruar 5 mijë grekë, të cilëve 7 punonjësit që ishin nga Fieri, u kanë marrë nga 3 mijë deri 5 mijë euro.

Grekëve të mashtruar u kërkonin të shkarkonin në kompjuter një aplikacion, përmes të cilit u vidhnin të dhënat bankare dhe paratë.

Gjatë aksionit të koduar “Kriptonitë”  u sekuestruan 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe  pajisje të tjera që përdoreshin për të transferuar paratë në llogari të tjera.

Top Channel

Read Entire Article