Asgjësohen mbi 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit

5 months ago 30

24 759 bimë cannabisi janë asgjësuar në Velipojë, teksa janë shpallur në kërkim 3 shtetas (vëllezër), Marjan Ndrejaj, Pierin Ndrejaj dhe Luviq Ndrejaj, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve dhe janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore:

-u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article