Policia e Shtetit asgjësoi këtë të premte më shumë se gjashtë mijë rrënjë kanabisi, në një operacion të shtrirë në zona te ndryshme te vendit.
Në Kukës, Shkodër e Vlorë u proceduan penalisht 3 kryepleq dhe dy inspektorë pyjesh për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Por policia nuk mundi dot të arrestojë autorët që kishin kultivuar lëndën narkotike.
Numri më i madh i bimëve u zbulua në Shkodër, në fshatin Postribë, ku u asgjësohen më shumë se 3700 rrënjë kanabis.
Në Has u kapën 1570 bimë narkotike, ndërsa në Selenicë rreth 700 bimë në proces tharjeje.
Policia njoftoi katër vëllezër të dyshuar për aktivitetin kriminal u shpallen në kërkim. /vizionplus.tv