Atentatori përpara Gjykatës, shkrimtari qëlloi kryeministrin sllovak, prokuroria kërkon burg

4 months ago 20
Reklamë

I dyshuari për atentatin e dështuar ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico doli këtë të shtunë për herë të parë, përpara gjykatës.

Mediat lokale raportojnë se prokuroria ka kërkuar një urdhër nga gjykata penale e Sllovakisë për ta mbajtur burrin të burgosur.

Prokurorët kanë kërkuar gjithashtu nga policia që të mos e identifikojnë publikisht të dyshuarin dhe të mos japin detaje të tjera për ngjarjen, por mediat e kanë konfirmuar dhe pamjet e tij janë bërë gjithashtu publike.

Ndërkohë gjendja e kryeministrit Fico është stabël, por ende shumë serioze. Një ndërhyrje e dytë që iu bë të premten e ka përmirësuar gjendjen e tij.

Megjithatë ministri i Brendshëm ka thënë se kryeministri 59-vjeçar nuk është ende gati për tu transportuar nga spitali që u dërgua direkt pas ngjarjes, për në kryeqytet.

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua me katër plumba nga 71-vjeçari Juraj Cintula pak ditë më parë në një tentativë për ta eliminuar atë.

Autoritetet kanë thënë se i dyshuari nuk i përkiste asnjë grupi politik, megjithëse vetë sulmi ishte i motivuar politikisht./vizionplus.tv

Read Entire Article