Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj i janë drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Posaçme, përmes të cilës kërkojnë që Berisha të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.
Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.
Kërkesë është bërë dje e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.
Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë kjo që u vendos nga prokurorët pasi theu masën e detyrimit të paraqitjes për 3 herë rresht.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv