Plarent Ndreca dëshmon në SPAK, u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

3 hours ago 7

Pasi u mor i pandehur, deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Tri javë më parë ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurat e rikonstruksionit të 4 komisariateve të vendit.

Plarent Ndreca ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë e Brendshme nga korriku 2019 deri më shtator 2020. /vizionplus.tv

Read Entire Article