“Bajrami trembi Italinë, Donaruma na shpëtoi nga Manaj”, çfarë shkruajnë mediat italiane pas ndeshjes

5 months ago 41

Mediat italiane kanë vlerësuar Shqipërinë për paraqitjen që bëri ndaj skuadrës së tyre, ku jo pak janë ndier të frikësuar nga goli i Nedim Bajramit në sekondën e 23 të takimit, dhe në fund nga Rei Manaj.

“Corriere Dello Sport” shkruan se Nedim Bajrami e trembi Italinë pasi shënoi shumë shpejt, megjithatë skuadra e tyre rikuperoi me anë të Bastonit dhe Barelës.

Ndërkohë vlerësim maksimal ka patur edhe për portierin Donaruma, të cilin e cilësojnë edhe hero, pasi ishte pikërisht ai që i mohoi golin e barazimit Rei Manajt në fund të ndeshjes.

Shqipëria do të luajë të luajë të mërkurën në Hamburg përballë Kroacisë në orën 15:00, ndrësa italainët do të luajnë një ditë më pas përballë Spanjës.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article