Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Maliq, në afërsi të fshatit Pendavinj.
Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja mjetet, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volkswagwn” me drejtues shtetasin B. C.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv